Jose Mourinho do të shkoj në Ligën 1 të Francës?

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho thotë se shanset për të menaxhuar në një ligë të re për të do të ishte “eksperiencë fantastike” dhe pranon se Liga e 1 e Francës është në radarin e tij.

Portugezi së fundi ka pasur një eksperiencë jo të mirë duke menaxhuar Manchester United, nga ku është larguar që nga dhjetori i vitit të kaluar, e tashmë ai ka refuzuar një ofertë për të udhëhequr Bencifan, i cili është edhe klubi me të cilin ai ka nisur karrierën, transmeton koha.net.

Mourinho, i cili edhe më parë spekulohej për menaxhimin e mundshëm të PSG-së, ka punuar në Spanjë, Itali, Angli e Portugali por ai tani dëshiron një eksperiencë të re në një ligë të re.

“Unë jam një njeri i cili ka punuar në katër shtete të ndryshme. Unë dëshiroj të njoh kultura të tjera. Të punuarit në një kampionat të ri do të ishte një eksperiencë fantastike”, ka thënë Mourinho.

“Unë mund ta imagjinojë veten si një trajnerë në Ligën e 1”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme