Jose Mourinho: I dua të gjitha

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 14:07 | Nga

Jose Mourinho ka deklaruar se do të bëjë krejt çfarë do të mundet – që tifozët e Manchester United të jenë të lumtur, por ka insistuar se mbështetësit në tribuna kanë rol të madh për të luajtur në planet e tij për sukses.

Duke folur për Adidas, Special One ka pohuar se tani është një kapitull i ri për klubin.

“E kuptoj që tifozët presin shumë nga unë, por edhe unë pres shumë nga ta”.

“S’ka gjasa të jemi të lumtur, nëse nuk jemi së bashku. Pasioni që ata kanë për klubin është vërtet i mahnitshëm”.

Sa për synimet e tij me Mancheser United, Mourinho është i qartë në misionin e tij.

“Nuk jam i butë kur flas për synimet, jam goxha agresiv. Dua gjithçka dhe gjithçka nënkupton fitoret e ndeshjeve, lojën e mirë, shënimin e golave, mospranimin e golave, gjithçka. Pra, dua gjithçka”.

“E di që po flasim për një situatë hipotetike që është e zorshme të arrihet, por unë dua gjithçka”, ka deklaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme