Jose Mourinho kërkon tre sulmues

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 09:05 | Nga

Jose Mourinho kërkon përforcime në radhët e repartit sulmues. Trajneri i Manchester Unitedit pasi arriti ta kualifikojë në Ligën e Kampionëve në saje të triumfit në Ligën e Evropës, dëshiron së paku një apo dy sulmues të kalibrit botëror.

Daily Mail raporton se Mourinho ka vendosur për listën e ngushtë të sulmuesve që dëshiron t’i ketë në radhët e veta, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre raporteve thuhet se portugezi dëshiron t’i transferojë në Old Trafford, Antoine Griezmannin, Andrea Belottin apo sulmuesin Romelu Lukaku.

Gjithashtu portugezi dëshiron përforcime edhe në repartet tjera të ekipit, në veçanti në mbrojtje, ku këtë sezon ka çaluar skuadra angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme