Joshua detyrohet të përballet me Pulevin

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua do të përballet me pretendentin për titullin e kampionit në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBF), Kubrat Pulev – duke lënë rivalin për titullin në WBO, Oleksandr Usyk, të presë deri në fund të 2020-s.

Pasi AJ riktheu titujt e tij të shtunën me fitoren ndaj Andy Ruizit, britanikut i është kërkuar menjëherë të përballet për dy brezat me rivalët. Presidenti i Organizatës Botërore të Boksit (WBO), Francisco Varcarcel, njoftoi se Joshua ka 180 ditë për të mbrojtur titullin e tij ndaj Usykut.

Por promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se rivali ukrainas do të duhet të presë deri më vonë gjatë vitit 2020, me rivalin në IBF, Pulev, që do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas.

“Ai sigurisht nuk dëshiron të humbë titujt në ring, apo jashtë ringut. IBF-ja duket se urdhëroi e para. Por më duhet të flas me presidentin e IBF-së, Daryl Peoples. Më duhet të flas edhe me presidentin e WBO-së. Joshua sigurisht dëshiron të sigurohet që t’i mbrojë të gjithë titujt. Andaj këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, ka thënë Hearn për “ESPN”.

Hearn zbuloi se Usyk mund të përballet me Derek Chisoran në mars, para se të sfidojë fituesin e duelit Joshua – Pulev.

Pas fitores ndaj Ruizit, Joshua bëri të ditur se është i hapur për të luftuar me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, apo rivalin britanik Tyson Fury.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme