Joshua do t’i fitojë 40 për qind të shumës nga dueli me Furyn – por problem mbetet datat e ofruar nga “Gypsy King”

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua ka pranuar ofertën e Tyson Furyt për një përballje në peshën e rëndë – por nuk do të luftojë në datën e propozuar të 12 nëntorit.

Gypsy King e ktheu vëmendjen e tij te AJ pasi Oleksandr Usyk e përjashtoi veten nga një luftë e padiskutueshme para fundit të vitit.

Fury këmbënguli se donte të kthehej në ring përpara Krishtlindjeve dhe i ofroi bashkëkombësit të tij një shans pas disfatës nga Usyk.

Fury i ofroi rivalit të tij 40 për qind të fitimeve, ndërsa këmbënguli se lufta do të zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor.

Ai gjithashtu pretendoi se ishte i lumtur që lufta do të shfaqej në BT Sport Box Office dhe DAZN pasi Joshua nënshkroi një marrëveshje me shërbimin e transmetimit.

Dhe sipas FightHub TV, Hearn e ka pranuar ofertën në emër të Joshuas, por tha se AJ nuk do të jetë gati deri më 17 dhjetor, një datë që nuk është e përshtatshme për promovuesin e Furyt, Frank Warren. 

Të ngjashme