Joshua me një mesazh të fortë para meçit me Ruiz Jr

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para revanshit me Andy Ruiz Jr.

Joshua dhe Ruiz do të përballen më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 21:30 (sipas kohës sonë).

Britaniku kishte pësuar humbje në duelin e parë, kurse tashmë ai synon t’i rikthejë titujt e tij, dhe për këtë ndihet më i përgatitur.

Joshua ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk ka frikë në zemrën e tij, në sytë e tij dhe në mendjen e tij, për meçin kundër Ruiz Jr.

“Nuk ka frikë në zemrën time. Nuk ka frikë në sytë e mi. Nuk ka frikë në mendjen time”, ka shkruar Joshua në Twitter, duke i bashkëngjitur këtij postimi edhe një fotografi.

Të ngjashme