‘’Joshua nuk duhet të pranojë rimeçin me Ruiz’’

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Tyson Fury, Frank Warren, i ka vënë në pikëpyetje aftësitë e Anthony Joshuas, për t’u kthyer sërish në majen e boksit të kategorisë së rëndë.

Warren i ka bërë thirrje britanikut të mos e zhvillojë assesi rimepin me Andy Ruiz, nga i cili u mposht për herë të parë në karrierë në fillim të këtij muaji.

“I kam dyshimet e mia. Mendoj se ai nuk duhet ta pranojë rimeçin. Ai mbase duhet të marrë pushim dhe ta rimarrë veten”, th ai, përcjell lajmi.net.“I takon atij të vendosë, ama nëse e bën atëherë do të luftojë kundër një boksieri i cili këtë herë do të njoftohet për meçin pesë javë para kohe dhe do të stërvitet siç duhet”, tha Warren për BBC 5.

Joshua fillimisht ishte menduar të ndeshej me Jarrell Miller, por ky i fundit doli pozitiv në testet e drogës dhe kështu kundërshtari i tij u zyrtarizua Andry Ruiz Jr.Boksieri meksikan arriti ta nokautonte pas shtatë raundeve numrin një të boksit në kategorinë e rëndë asokohe

Të ngjashme