Joshua rikthen titujt, fiton me pikë ndaj Ruizit

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Pasi meksikano-amerikani ia rrëmbeu të gjitha titujt në duelin e tyre të parë më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, menjëherë u aktivizua klauzola për rimeç dhe dueli u zhvendos në Diriyah Arena të Arabisë Saudite për datën 7 dhjetor.

Të ngjashme