Jovic pritet të huazohet në Bundesligë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kështu po raporton gazetari italian, Fabrizio Romano në llogarinë e tij në Twitter. Jovic pritet të huazohet te ish-klubi i tij, Eintracht Frankfurt deri në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi serb i është ofruar edhe Manchester Unitedit, por “Djajtë e Kuq” e refuzuan, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk arriti ta gjente veten tek ekipi spanjoll duke mos patur as minutazhë, duke realizuar dy gola në 21 paraqitjet e tij.

23-vjeçari u transferua në Real Madrid në vitin 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Eintracht Frankfurtin në Bundesligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme