Julen Lopetegui do ta drejtojë Real Madridin

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 17:19 | Nga

Julen Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madridit – thuhet në një njoftim zyrtar të klubit spanjoll.

Përzgjedhësi i Spanjës do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

“Julen Lopetegui do të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2018. Real Madridi bën të ditur se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë në tri sezonet e ardhshme”.

“Julen Lopetegui do t’i bashkohet klubit pas pjesëmarrjes së ekipit të Spanjës në Kampionatin Botëror, pasi ka qenë dy vite në krye të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin e Los Blancos…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme