Julian Nagelsmann prezantohet te Bayern Munich: Për mua është një ëndërr të punoj këtu

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Julian Nagelsmann është prezantuar në konferencë për shtyp si trajneri i ri i Bayern Munich.

Në krahë me Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, trajneri i ri gjerman u prit me fjalë të mira nga drejtuesit e klubit.

Vet trajneri ka hënë se është i lumtur me ardhjen në Bayern Munich, ndërsa e kupton që klubet janë në krizë financiare.

“Jam një trajner që merr parasysh edhe aspektin financiar, vij nga klube që edhe pse kanë patur një buxhet të madh, nuk kanë bërë shpenzime të çmendura”.

“Është shumë e rëndësishme që kam nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, për vetëm një vit nuk do të kisha ardhur”.

“Dua të tregoj se jam në lartësinë e duhur. Për mua është një ëndërr të punoj këtu, duke parë se jem bavarez”, ka thënë Nagelsmann.

Të ngjashme