Jurgen Klopp jep një lajm të hidhur për Xherdan Shaqirin

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Liverpoolit akoma s’mund të llogarisë në shërbimet e Xherdan Shaqirit, për shkak të dëmtimit të futbollistit me prejardhje nga Kosova.

Shaqiri nuk është paraqitur për ‘Reds’ që nga 11 janari për shkak të një problemi të vazhueshëm të muskulit – dhe aktualisht nuk ka ndonjë afat kohor për një kthimin e anësorit të Liverpoolit.

“Ende nuk është gati për t’u trajnuar me ekipin e Liverpoolit”, shpjegoi Jurgen Klopp kur u pyet për gjendjen e Shaqirit.

“Nuk duhet të bëjmë presion për rikthimin e tij. Pra, ne vetëm duhet të presim. Ai nuk është afër për t’u stërvitur”, përfundoi ai.

Të ngjashme