Jurgen Klopp kërkon perfeksionin: Ja ku gabuam përballë Man Utd

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp është i pangopur, madje edhe kur skuadra e tij fiton thellë ndaj rivalëve më të mëdhenj në Premier League.

Trajneri gjerman deklaroi këtë të premte se Liverpooli kishte disa boshllëqe në lojë në ndeshjen kundër Manchester United, pavarësisht se u kishte dhënë një shuplakë të fortë “Djajve të Kuq” në “Old Trafford”.

“United kishte raste të qarta, të cilat ne ua dhuruam. Nuk duhet t’i besojmë fatit apo Alissonit. Mund të kishim bërë më mirë. Folëm në pushimin mes pjesëve, megjithëse po fitonim 4-0”, – pranon Klopp.

– “Ne duhet të përmirësohemi, e dimë. Bota kështu është: fiton 5-0 në fushën e United dhe gjithçka është perfekte. Epo, nuk ishte,” – vijoi më tek Klopp, duke u përpjekur që të mbajë lojtarët dhe tifozët me këmbë në tokë.

-“Duhet të përmirësohemi është në stabilitetin në mbrojtje, kur kundërshtari ka topin. Nuk ka arsye të rrezikojmë nëse i bëjmë gjërat mirë. Ka ende vend për përmirësim.”

Të ngjashme