Jurgen Klopp: Nuk planifikojmë për shpenzime masive gjatë verës

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp i cili është menaxher i skuadrës Liverpool, ka thënë se nuk ka planifikuar që të shpenzojë shumë të holla gjatë transferimeve të verës.

Ai ka thënë se vera e këtij viti nuk do të jetë si ajo e vitit të kaluar sa i përket shpenzimit të buxhetit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Nuk dua të flas saktësisht se çfarë do të bëjmë, por për momentin unë nuk mendoj se duhet të shpenzojmë shumë para”, ka thënë Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme