Juristi egjiptian bën padi ndaj Ramosit, kërkon një miliard euro

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 10:05 | Nga

Çështja e lëndimit të sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ka marrë kthesë bizare, pasi një bashkëkombës i tij po shikon ta padisë kapitenin e Real Madridit, që e lëndoi.

Një jurist egjiptian ka ngritur padi një miliard euro kundër Sergio Ramosit, pasi ai lëndoi yllin e Liverpoolit dhe Egjiptit në një duel në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën, shkruan Koha Ditore.

Salah ra keq në shpatullën e majtë pas një kapjeje me Ramosin gjatë përballjes në Kiev dhe lëndoi klavikulën duke rrezikuar pjesëmarrjen në finale të Kupës së Botës.

Golashënuesi më i mirë i Premier Leagues postoi një shkrim në Twitter të dielën, ka tha se është optimist se do të jetë në gjendje të përfaqësojë Egjiptin në Kupën e Botës në Rusi. Por, kjo nuk ka bërë asgjë për të ndalur juristin e zemëruar Bassem Wahba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme