Juve dhe United gati të paguajnë nga 50 milionë euro për yllin kroat

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 16:16 | Nga

Mateo Kovaçiçin mund ta shohim në fanellën e një tjetër skuadre të madhe evropiane sezonin tjetër.

Ylli kroat është i hapur të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te një skuadër ku do t’i jepej më shumë hapësirë për të luajtur.

“Unë dua të luaj më shumë dhe gjëja më e mirë është të largohem nga Madrid”, ka deklaruar Kovacic një javë më parë për Marcan.

Kjo deklaratë ka bërë që Juventus dhe Manchester United të shikojnë mundësinë e transferimit të mesfushorit kroat, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit.

Juventus dhe Manchester United janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për Kovaçiçin, që ka klauzolën e largimit 300 milionë euro./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme