Juve – Dybala, ende larg marrëveshjes

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kontrata e re është bërë “mollë sherri” në mes të palëve, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Torino

Juventusi dhe Paulo Dybala janë ende larg arritjes së marrëveshjes për kontratën e re.

Portali italian “Calciomercato” njofton se oferta me kërkesën dallon shumë, prandaj edhe nuk është afër të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Dybala duhet t’i udhëheqë “Bianconeri” këtë sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Përfaqësuesi argjentinas i kërkon 10 milionë euro në vit, ndërsa Juve nuk është e gatshme ta paguajë këtë shumë.

Largimi i Dybalas nga Torino me këtë rast është më se i mundshëm.

Për të spekulohej qe një kohë që do të ndahej me “Zonjën e Vjetër”.

Të ngjashme