Juve e dëshiron rikthimin e Pogbas

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Juventusi raportohet se e dëshiron rikthimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Sipas “SkySport Italia”, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka pasur një takim jozyrtar për të transferuar Pogban.

Në raportim theksohet se Unitedi do më shumë se 100 milionë euro për francezin, por “Zonja e Vjetër” po mendon edhe mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve. “Djajtë e Kuq” në të kaluarën janë lidhur me disa lojtarë të Juves përfshirë Paulo Dybalan, Joao Cancelo e Douglas Costa.

Pogba kishte fituar katër tituj me Juventusin para se të kthehej tek Unitedi më 2016.

Ai fiton 15 milionë euro në sezon në Old Trafford e Juventusi raportohet se do t’i ofrojë 21 milionë për ta bindur të kthehet në Torino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme