Juve hyn në garë për Jimenezin

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

“Zonja e Vjetër” do ta rivalizojë Manchester Unitedin për sulmuesin meksikan të Wolverhamptonit

Juventusi është futur në garë për yllin e Wolverhamptonit, Raul Jimenez.

Mediumi britanik “The Times” shkruan se gjiganti italian do ta rivalizojë Manchester Unitedin për sulmuesin meksikan.

Jimenez ka shkëlqyer në Premierligë që nga transferimi i tij aty në vitin 2018 nga Benfica.

Nga ajo kohë, ai i ka realizuar 26 gola në 67 ndeshje me Wolverhamptonin

Të dyja klubet e shohin blerjen e Jimenezit si një mundësi ideale në këtë kohë krize, të shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Juve ndërkohë e pëlqen edhe Mauro Icardin e Interit, kurse United e do edhe Moussa Dembelen e Lyonit

Të ngjashme