Juve interesohet për rikthimin e Pogbas

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 12:25 | Nga

Juventusi raportohet se po konsideron lansimin e një oferte për rikthimin në Torino të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pogba, 25-vjeçar, u kthye tek Unitedi për rreth 100 milionë euro verën e vitit 2016, katër vjet pasi kishte kaluar si lojtar i lirë te Juve.

Francezi pati 178 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” ku fitoi katër tituj të Serisë A dhe dy Kupa të Italisë.

Pogba në sezonin e fundit të Unitedit pati probleme, ndërsa së fundmi refuzoi të pranonte se do të mbeste në Angli.

Sipas “Tuttosportit”, Juve tani ka shprehur interesim për ritransferimin e futbollistit këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme