Juve monitoron Kovacicin dhe Ceballos

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 14:20 | Nga

Raportohet se Juventusi janë të interesuar për dyshen e Real Madridit, Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic për verën e ardhshme.

Bianconerët nuk janë duke menduar të bëjnë transferime të mëdha në janar, por sipas TuttoSport, ata tashmë janë duke bërë plane për verë.

Një nga prioritet kryesore do të jetë ish-mesfushori i Interit, Kovacic, i cili është paraqitur vetëm në tre ndeshje këtë sezon në La Liga, të gjitha së bashku me një total prej 71 minutash.

Ndërsa, i dyti është Ceballos, i cili është paraqitur më shumë. Gjashtë paraqitje dhe dy gola, ku ka luajtur 186 minuta në ligë.

Ende nuk është raportuar se sa do të kushtojnë dyshja, por Juve është duke monitoruar me kujdes situatën.

Gjatë verës nga Juve pritet të largohet Alex Sandro dhe ndonjë mesfushor.

https://youtu.be/LYzQcdlOD-s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme