Juve nuk heq dorë nga Jorginho

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti italian është i vendosur për ta transferuar në Torino mesfushorin kualitativ gjatë kësaj vere

Juventusi duket se është i vendosur për ta transferuar gjatë kësaj vere mesfushorin e Chelseat, Jorginho.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Trajneri Maurizio Sarri është admirues i lojës së përfaqësuesit italian, me të cilin kishte punuar në Napoli dhe në Chelsea.

“Blues” janë të gatshëm ta shesin futbollistin me prejardhje braziliane vetëm për 50 milionë euro.

Jorginho nuk po e gjen veten si duhet në ekipin e drejtuar nga Frank Lampard.

Të ngjashme