Juve ofron 50 milionë euro plus Higuainin për Icardin

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Juventusi dëshiron të transferojë yllin e Interit, Mauro Icardi.

Sipas Corriere della Sera, “Zonja e Vjetër” është treguar e gatshme të ofrojë Gonzalo Higuainin plus 50 milionë euro vetëm për të transferuar sulmuesin argjentinas.

Icardi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro, e cila vlen vetëm prej 1 deri më 20 korrik, si dhe është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas Corriere della Sera, avokatët e Juventusit janë duke e studiuar kontratën e Interit me Icardin për të provuar çdo mënyrë të mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme