Juve ofron Higuainin për Moratan

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 15:15 | Nga

Juventusi ia ka ofruar Chelseat shërbimet e Gonzalo Higuainit si pjesë të marrëveshjes për Alvaro Moratan.

Chelsea është lidhur me një transferim të sulmuesit argjentinas pasi Morata që kushtoi 60 milionë funte ka dështuar të tregojë veten në Stamford Bridge.

Sipas Evening Standard, Juventusi dëshiron largimin e Higuainit për t’i hapur rrugë rikthimit të ish-sulmuesit.

Kampioni i Serie A dëshiron transferimin e Moratas në formë huazimi dyvjeçar me opsion blerje, por kjo mundësi nuk do të pranohet nga Chelsea.

Higuaini që prej transferimit te Juventusi për 90 milionë euro, ka realizuar 55 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme