Juventusi refuzon super ofertën e Barcelonës për Dybalan

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 08:53 | Nga

Juventusi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 160 milionë euro për Paulo Dybalan, sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”.

Kur jemi në orët e fundit të afatit kalimtar, Barcelona akoma nuk e kanë gjetur zëvendësimin e duhur të Neymar, i cili kaloi te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.

Pas raportimeve në mediat spanjolle se Barcelona e ka bërë përpjekjen e radhës për Dybalan, “Corriere dello Sport” bën të ditur se oferta ka qenë 115 milionë euro plus 45 milionë tjera në formë bonuse (që në total shkon në 160 milionë euro).

Kujtojmë që Juve ka paguar 40 milionë euro kur e transferoi argjentinasin nga Palermo para dy vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme