Juve synon Suarezin e Griezmannin

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Juventusi ka shprehur interesim për dyshen e Barcelonës, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, të cilët mund të largohen nga Camp Nou këtë verë.

Il Corriere dello Sport raporton se “Zonja e Vjetër” është duke shpresuar që të gjejë një zgjidhje për Gonzalo Higuainin dhe të lirohen nga paga e tij e lartë, para se të investojë në përforcimet e radhës, transmeton KOHA.

Sipas Mundo Deportivos klubi katalunas është i gatshëm të rindërtojë ekipin pas një sezoni të dështuar dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga Suarez e Griezmann.

Juventusi ka qenë i lidhur me disa sulmues gjatë javëve të fundit përfshirë këtu edhe Arek Milikun e Napolit, Alexandre Lacazette të Arsenalit dhe Raul Jimenezin e Wolvesit.

Të ngjashme