Juventus apo Milan, Morata zgjedh klubin e ri

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 09:01 | Nga

Alvaro Morata nuk ka dyshime në lidhje me klubin e tij të ri.

Alvaro Morata pritet të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll kaloi një sezon të komplikuar te “Blues” dhe ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Sport Italia” raporton se Morata ka dy oferta nga Serie A por nuk ka dyshime se cili dëshiron të jetë ekipi i tij i ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Morata preferon rikthimin në Juventus para transferimit në Milan.

Morata ka përvojë të bukur nga ‘Bianconerët’ ku shkëlqeu gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit nga Torino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme