Juventus arrin marrëveshje me Emre Can

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 10:38 | Nga

Liverpooli duket se nuk dëshiron të shes mesfushorin në afatin kalimtar të janarit, por do ta humbasin atë merkaton e verës falas.

Sipas gazetarit dhe specialistit për transferime, Gianluca Di Marzio, lojtari ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje të vlefshme për katër vjet, me mundësi të vazhdimit edhe për një.

Futbollisti thuhet se do të marr një pagë vjetore prej pesë milionë eurove dhe se Juve po këmbëngul që marrëveshja të finalizohet gjatë janarit.

Ndryshe, 23-vjeçari deri më tani është paraqitur në 106 ndeshje me Liverpoolin duke realizuar tetë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme