Juventus – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në formacionin e Juventusit në ndeshjen e së martës kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, me Paulo Dybala që do të mbetet në bankinë.

Ndeshja mes Juventusit dhe Atletico Madrid fillon nga ora 21:00.

Të gjithë sytë do të jenë te Cristiano Ronaldo, pas një periudhë të vështirë te Juventus, ndërsa kthehet nga ndeshjet me kombëtaret ku shënoi tri gola për Portugalinë.

Ronaldo ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Atalantës, por pritet të rikthehet për sfidën kundër Atletico Madrid.

Mediet itlaliane kanë dhënë formacionet e mundshme për këtë ndeshje:

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Cristiano Ronaldo

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Lemar, Saul, Partey, Koke; Morata, Joao Felix

Të ngjashme