Juventus cakton çmimin e Dybalas

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 17:42 | Nga

Juventus është i gatshëm të shes sulmuesin Paulo Dybala, nëse merr ofertën e duhur
Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur çmimin për sulmuesin Paulo Dybala, i cili mund të shitet gjatë verës së ardhshme.

Argjentinasi po kalon momente të vështira në Torino dhe mund të shitet për një shifër të caktuar.

Sipas Corriere della Sera, Juventus do të pranonte shitjen e tij, nëse do të merrte një ofertë prej 150 milionë eurove.

Për lojtarin interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha evropiane, Real Madrid, Juventus dhe PSG.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme