Juventus dhe Chelsea planifikojnë shkëmbim të mbrojtësve

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Pas pesë sezoneve të kaluara te Juventusi, Alex Sandro pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Mbrojtësi i majtë brazilian në çdo afat kalimtar të futbollistëve ka qenë i përfolur për një largim, por tani duket se është koha për të.

Juventusi është duke kërkuar me ngulm italo-brazilianin Emerson Palmieri nga Chelsea dhe klubet janë duke punuar për një shkëmbim të mundshëm.

Nga ana tjetër trajneri i Chelseat, Frank Lampard nuk e pëlqen shumë anësorin dhe është gati ta lë të lirë.

Drejtuesit e dy klubeve janë duke menduar shkëmbimin Alex Sandro – Emerson Palmieri gjatë afatit kalimtar veror.

Por problemi qëndron tek Zonja e Vjetër që po kërkon nga Chelsea edhe një shumë prej 10 milionë eurove.

29-vjeçari brazilian Alex Sandro vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa ai pëlqehet shumë nga londinezët.

Duket se Chelsea është gati t’i përmbush kërkesat e Juventusit duke ofruar Emersonin dhe 10 milionë për të marrë shërbimet e Alex Sandros.

Të ngjashme