Juventus dhe Napoli i bashkohen garës për Grimaldon

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Alex Grimaldo është bërë njëri nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në Evropë.

Spanjolli ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Benficën duke shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

Në 50 ndeshje zyrtare, Grimaldo ka arritur të shënoj shtatë gola dhe të asistojë në 10 të tjerë.

Këto statistika dhe ndeshjet e mira kanë bërë që edhe vlera e tij të rritet dhe të ketë interesime nga ekipe të mëdha.

Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat e fundit që i janë futur garës për shërbimet e Grimaldos.

Real Madrid, Atletico Madrid dhe Arsenal gjithashtu kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë spanjoll.

Benfica është gati ta lë të lirë mbrojtësin të largohet për një skuadër më të madhe, por dëshiron që nga shitja e tij të përfitojë rreth 35 milionë euro. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme