Juventus hyn në garë për Leroy Sanen, ka gati 100 milionë euro

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Leroi Sane duket se ka vendosur për t’u larguar nga Mançester City. Mesfushori ofensiv gjerman është rikthyer të stërvitet për anglezët vetëm dy javë më parë, pas dëmtimit në gushtin e kaluar, por me sa duket këto do të jenë muajt e tij të fundit në Premier Ligë.

Nëse në Gjermani janë të sigurt se lojtari do të rikthehet në Bundesligë, te Bajerni, i cili e kishte në dorë Sanenë, por u step pas dëmtimit të tij të rëndë, dje “Daily Mail” shkroi se së fundmi për lojtarin ka hyrë në garë edhe Juvja.

Kampionët e Italisë po mendojnë seriozisht për yllin e Sitit dhe janë gati të paguajnë 100 milionë euro për të.

Gjithsesi, “Bild” këmbëngul se, pavarësisht një ftohjeje në dukje, Leroi Sane do të jetë një futbollist i Bajernit të Mynihut sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme