Juventus insiston për Pogban

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

“Bianconeri” nuk kanë hequr ende dorë për rikthimin e mesfushorit francez në Itali. Pogban e kërkon edhe Real Madridi

Juventusi po mendon qysh tash për afatin kalimtar të verës.

“Bianconeri” nuk kanë hequr dorë ende nga rikthimi i Paul Pogbas në Itali.

Përfaqësuesi francez kishte shkëlqyer tek kampioni italian, por më pas ishte rikthyer në Manchester United.

Por, tash klubi nga Torino po e mendon strategjinë për të ardhur deri tek kampioni i botës me Francën.

Juve duhet ta mposht konkurrencën e Real Madridit, i cili po ashtu e do Pogban.

“Djajtë e Kuq” mund ta shesin mesfushorin ofanziv për afro 150 milionë euro.

Ndërkohë, nga Juve pritet të largohet Emre Can, të cilin e do Borussia Dortmundi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme