Juventus, mbaron gjithçka për Bernardeschin

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Është koha t’i thotë lamtumirë klubit ku luajti që nga viti 2017.

Federico Bernardeschi do t’i japë fund aventurës me Juventusin sapo të mbyllet mirë sezoni në Serie A, konfirmon Goal nga burime e saja.

Barcelona dhe AC Milan sipas Goal kanë qenë të interesuara për lojtarin, që në të kaluarën kanë menduar të ofrojnë lojtarë si Ivan Rakitic dhe Lucas Paqueta.

Sido që të jetë, Juve dështoi të arrijë marrëveshje me ato klube dhe tani Atletico Madrid shihet si një opsion për 26 vjeçarin.

Ai nuk ka bindur në Juve, për tre sezone ka bërë 94 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 9 gola.

Të ngjashme