Sipas Sky Sports, skuadra Juventus është e gatshme që të bëjë çdo përpjekje për ta përvetësuar mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt.
Bardh e Zinjtë i kanë bërë futbollistit 19 vjeçar një ofertë prej 64 milionë eurosh.
Mirëpo ende nuk dihet nëse futbollisti në fjalë do ta pranojë këtë ofertë. Gjithashtu qëllimet e Juventusit varen edhe nga vullneti i skuadrës Ajax.