Juventus me ofertë për Ruben Dias

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Juventus duket se ka shprehur gatishmërinë për ta bërë një ofertë për qendërmbrojtësin e Benfikës, Ruben Dias.

Goal ka marrë vesh se 21 vjeçar po konsiderohet opsion serioz nga Zonja e Vjetër, sidoqoftë klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.

Diaz ka impresionuar sivjet me paraqitjet e tij për Benfikën, dhe është lidhur me një kalim te një nga top klubet evropiane, përfshirë këtu edhe kampionin italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme