Juventus mendon ta zëvendësojë Dybalan me brazilianin Neres

Prishtinë | 30 Pri 2022 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas mbetet i lirë në verë dhe ka vendosur përfundimisht të largohet nga Zonja e Vjetër për një aventurë të re.

E duke parë se do të mbeten pa numrin 10 të tyre, Zonja e Vjetër tanimë ka filluar të mendojë për futbollistin që do ta zëvendësojë atë për edicionin e ardhshëm.

Nicolo Zaniolo mbetet në krye të listës së dëshirave, por Juventus po e monitoron edhe brazilianin e Shakhtar Donetsk, David Neres.

25-vjeçari nuk ka luajtur që gjashtë muaj për Shakhtarin shkaku i luftës në Ukrainë dhe Juventus po kërkon ta sjell atë në Itali.

Max Allegri e pëlqen lojtarin dhe Zonja e Vjetër do të tentojë transferimin e tij për një shumë prej 15 milionë euro.

Të ngjashme