Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Juventus do të ketë një favor shtesë para ndeshjes me Bayer Leverkusen.

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do t’i gjej përballë Juventusin dhe Bayer Leverkusenin.

Para kësaj ndeshje, skuadra gjermane ka konfirmuar se nuk do të kenë shërbimet e anësorit Leon Bailey

Lojtari duket se ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore të kryera nga mjeku i skuadrës së Leverkusen, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit.

Të ngjashme