Juventus mposht Torinon me rezultat të thellë

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 11:14 | Nga

Juventus ka deklasuar rivalin e qytetit Torinon duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

Edhe në këtë ndeshjes sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala kishte paraqitje fantastike, duke shënuar dy gola.

Por, argjentinasi insiston se trofetë janë më të rëndësishëm se sa golat e tij.

“Jam në formë të jashtëzakonshme dhe skuadra po më ndihmon shumë. Ne luajtëm mirë, por sezoni sapo ka filluar dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Dybala për Sky Sport Italia.

“Golat janë të mirë, por më të rëndësishëm janë titujt me skuadrën. Ne duam të fitojmë të tre titujt në tre garat ku marrim pjesë”.

Dybala në gjashtë javët e para të Serie A ka shënuar 10 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme