Juventus në garë për yllin meksikan

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Juventus është futur në mesin e klubeve që po e ndjekin mesfushorin e Portos, Hector Herrera.

Raportet në Portugali, përmes Record, pohojnë që 28 vjeçari nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin portugez.

Në anën tjetër, kampioni i Serie A i është bashkuar një sërë klubesh të mëdha evropiane si Arsenali, Milani dhe Roma në garën për të.

Marrëveshja me Juventusin nuk do të ndodhte këtë verë, sidoqoftë, liderët italianë janë të interesuar në nënshkrimin e një parakontrate para afatit kalimtar veror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme