Juventus në gjysmëfinale, më në fund e mund Milanin

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 23:54 | Nga

Juventus është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë kanë mundur Milanin në Torino, 2:1.

Golat për Juven i shënuan Paulo Dybala dhe Miralem Pjaniq, ndërsa për Milanin realizoi Carlos Bacca.

Në gjysmëfinale, Juventus do të përballet me Napolin.

Kjo ishte përballja e tretë mes dy skuadrave për këtë sezon. Të dyja rastet e mëparshme janë fituar nga kuqezinjtë e Montelës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme