Juventus në Kosovë, detajet e fundit

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 12:49 | Nga

Skuadra e njohur italiane Juventus çdo vit e më shumë është duke punuar me akademinë e klubit.

Për rrjedhojë Juventusi është duke mbajtur kampe në të gjithë botë, ndërsa nga ky vit do të fillojë edhe në Kosovë, gjegjësisht Gjilan.

Fëmijët nga mosha 6 deri në moshën 17 vjeç mund ta kenë rastin që të regjistrohen që nga sot.

Në këtë kamp gjigant do të pranohen gjithsej 150 fëmijë.

Fëmijët në këtë kamp do të mësojnë metodat e punës që punohen në klubin e Juventusit dhe do të punohet nga12-15 lojtarë me trajnerë të Juves.

Kampi do të mbahet në fushën e re me bari sintetik në Gjilan dhe do të zgjatë nga 3 tetori deri më 8 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme