Juventus ofron para dhe një lojtar për Zaniolon, por Roma refuzon ofertën e tyre

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e Nicolo Zaniolos.

Talenti i madh italian është objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër për edicionin e ri, megjithatë Roma nuk dëshiron të heq dorë nga ai.

Tuttosport ka raportuar se së fundmi Juventusi ka bërë një ofertë shumë të mirë Romës, por që është refuzuar nga Giallorosët.

Zonja e Vjetër i ka ofruar kryeqytetasve sulmuesin anësor Federico Bernardeschi, por edhe një shumë të parave që nuk është zbuluar për Zaniolon.

Përkundër që Giallorosët kanë objektiv afrimin e sulmuesit italian nga Juventusi, ata kanë refuzuar këtë ofertë.

Roma i ka bërë të qartë kampionëve në fuqi të Italisë se nuk do ta lejoj largimin e Zaniolos për asnjë çmim.

Kësisoj tani Juventusit i mbetet që të synojë një tjetër futbollist për repartin ofensivë.

Në anën tjetër dy klubet mund të bëjnë një tjetër shkëmbim, pasi Bryan Cristante mund t’i bashkohet bardhezinjve ndërsa Rolando Mandragora te Roma. 

Të ngjashme