Juventus po konsideron të bëjë një lëvizje për Mauro Icardin

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Ish sulmuesi i Interit, Mauro Icardi mund të kthehet në Itali këtë verë dhe thuhet se ka dy skenarë të mundshëm që mund ta sjellin Argjentinasin në Juventus.

SportMediaset raporton se Juventusi po konsideron të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Paris Saint-Germain, dy vjet pasi 28 vjeçari u transferua në kryeqytetin francez.

Kalimi i Icardi në Les Parisiens u bë i përhershëm në korrik 2020 dhe qendërsulmuesi nënshkroi një marrëveshje katër vjeçare me gjigandët e Ligue 1, por mediat italiane raportojnë se ai mund të përfundojë në Allianz Stadium, shkruan Footballitalia.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Torino është e pasigurt dhe kapiteni i Portugalisë i cili aktualisht është i zënë me ekipin kombëtar në Euro, mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me PSG.

Arthur Melo përmendet gjithashtu si një lojtarë i mundshëm për të sjellë Icardi në Torino këtë verë.

Nëse Ronaldo largohet nga Allianz Stadium, Juventus thuhet se po shikon Dusan Vlahovic dhe Icardin për të zëvendësuar portugezin.

Të ngjashme