Juventus pret ‘ndihmë’ nga Chelsea për ta paguar Ronaldon

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 12:44 | Nga

Festa e prezantimit të Ronaldos përfundoi dje te bardhezinjtë, pasi tashmë drejtuesit e klubit duhet t’i rikthehen punës, për të sjellë para në arkat e skuadrës.

Natyrisht që kostoja e transferimit të portugezit ishte nga më të lartat dhe për t’u kompensuar do të kërkojë sakrifica, por te Juventusi janë të bindur që do ta menaxhojnë si duhet këtë moment.

Shpresat e bardhezinjve janë te ish trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili aktualisht ka marrë drejtimin e Chelseat dhe po kërkon të ndërtojë skuadrën që ka në mendje.

Ndër lojtarët që Sarri ka piketuar, janë edhe dy bardhezinjtë, qendërmbrojtësi Daniele Rugani dhe sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain.

Me të dy këta lojtarë Sarri ka punuar më herët dhe ua njeh mjaft mirë cilësitë, ndaj edhe i ka kërkuar presidentit Abramovich që të bëjë një sakrificë për t’i sjellë të dy në Londër.

Juventusi kërkon 100 milionë euro për të dy lojtarët, pasi ka nevojë përpara, ndërsa londinezët kërkojnë të përfshijnë në operacion Alvaro Moratën në shkëmbim me Higuain, si dhe rreth 40 milionë euro për kartonin e Ruganit, përcjell “SS”.

Gjithsesi, me përfundimin e kampionatit botëror “Rusi 2018”, tani vëmendja do të jetë e përqendruar tërësisht në merkato, dhe në ditët në vijim pritet të ketë surpriza të tjera.

Të ngjashme