Juventus rikthehet te fitoret, triumfon lehtësisht ndaj Fiorentinës

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është rikthyer te fitoret pas humbjes javën e kaluar nga Napoli.

Zonja e Vjetër ka mposhtur lehtësisht Fiorentinën me rezultat të pastër 3-0.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në këtë takim, kur realizoi nga pika e bardhë në minutën e 40-të për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë Juventusi dominoi ku shënoi edhe dy gola të tjerë.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo realizoi edhe njëherë tjetër nga penalltia për 2-0 në minutën e 80-të.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt që realizoi për 3-0 me kokë.

Kësisoj Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A dhe ndodhet e vetme në krye me 54 pikë, gjashtë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të luaj në udhëtim te Hellas Verona.

Të ngjashme