Juventus e ka rritur ofertën për mbrojtësin e Ajaksit, Matthijs de Ligt, në 67 milionë euro.
De Ligt tashmë ka arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër për kushtet personale, mirëpo Ajaksi e vlerëson kartonin e tij 75 milionë euro.
Kampionët e Serie A po shpresojnë që ta përmbyllin ujdinë këtë javë në mënyrë që ta prezantojnë holandezin këtë të shtunë dhe ta marrin në turneun parasezonal në Azi.