Juventus rrit ofertën për Paul Pogban, alarmohet Reali

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Juventusi po rrit përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Paul Pogban por e pranojnë se ata do të përballen me konkurrencë e ashpër nga Real Madridi për mesfushorin e Manchester United.

Sipas burimeve të afërta me kampionët e Serie A, drejtori sportiv i klubit Fabio Paratici u takua me zyrtarët e United për të diskutuar një marrëveshje potenciale për fituesin e Kupës së Botës në Francë, ndërsa finalizoi marrëveshjen me Maurizio Sarrin.

Dhe Juventus po planifikon të dërgojë një ofertë zyrtare për 26-vjeçarin, i cili u largua nga Torino në vitin 2016, që pritet të jetë rreth 140 milionë euro, transmeton lajmi.net.

‘Bardhezinjët’, megjithatë, e pranojnë se Reali do të jetë gjithashtu në front për të nënshkruar me Pogbën.

Ai konsiderohet si një nga top-objektivat e trajnerit Zinedine Zidane dhe ‘Los Blancos’ do bëjë gjithçka për ta sjellur në ‘Bernabeu’.

Gjithsesi, me shumë mundësi vendimi final pritet t’i takojë vetë lojtarit pasi oferta janë përafërsisht të njëjta. 

Të ngjashme