Juventus synon ta “blindojë” Pogban

Prishtinë | 16 Kor 2016 | 15:04 | Nga

Kampioni i Italisë, Juventus ka përgaditur ofertë 5 vjeçare për yllin francez Paul Pogba.

Goal.com shkruan se Mino Raiola agjenti i lojtarit shumë shpejt pritet të takohet me drejtuesit e Juventusit për të arritur ndonjë marrëveshje.

“Zonja e vjetër” pritet t’i ofrojë kontratë mesfushorit me pagë 6 deri në 7 milionë euro në vit.

Burimet e Goal, bëjnë të ditur se edhe transferimi i Gonzalo Higuain nuk është i varur nga paratë e Pogbas, pasi Juventus e dëshiron argjentinasin me çdo kusht në Torino.

Manchester United është klubi më i interesuar për lojtarin, pas ka bërë ofertë prej 100 milionë eurove, ofertë e cila ka detyruar Real Madridin të tërhiqet nga gara.

Pogba për ESPN, nuk ka dashur të flas për spekulimet por kur u pyet për Juventusin ai ka thënë: “Juventus është familja ime, është shtëpia ime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme